Nuk kanë të sosur përpjekjet e çuditshme të shqiptarëve që përpiqen të largohen drejt Europës. Jemi mësuar që të dëgjojmë që kryesisht në Britani shkojnë me kamiona.
Por këtë herë ata kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’u fshehur, duke u futur në kuti.
Gazeta prestigjioze “Daily Mail” shkroi sërish në lidhje me emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë.
Ajo sjell historinë e dhimbshme të katër shqiptarëve që janë trafikuar brenda kutive të kartonit, ndërsa shkruan se kanë paguar nga 700 Euro për udhëtimin.
“Vladimir Tollumi, 39 vjeç, ishte një nga katër njerëz që trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britani. Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme" shkruan e përditshmja.
Por tani ai përballet me dëbimin pasi u dënua me 40 muaj burg.