Banorët e Shijakut janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm për gjendjen e keqe te rrugës. Ata kanë bllokuar aksin Shijak-Durrës duke mos lënë të kalojë asnjë makinë. Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën.
Qytetarët protestojnë për gjendjen e vështirë të rrugës që lidh qytetin e tyre me Durrësin. Po ashtu protestuesit kundërshtojnë edhe çmimin e lartë të naftës.
Prej disa ditësh në disa qytete të vendit janë organizuar protesta, kryesisht për kundërshtimin e çmimit të naftës.