Studentët protestojnë sot për të 13 ditë. Ata kanë nisur protestën e sotme duke bllokuar disa rrugë të kryeqytetit dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë. Edhe pse një pjesë e tyre ndodhen poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, ky i fundit reagon përmes një postimi në instagram për protestën e sotme.
Rama thotë se politika e opozitës ka gjymtuar protestën dhe i fton sërish në dialog.
"Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin"