INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet kryeministri britanik: Më mirë i vdekur në kanal sesa…

Nuk ndalet kryeministri britanik: Më mirë i vdekur në kanal sesa…

Publikuar më: 12:14 06-09-2019

Kryeministri i ri britanik Boris Johnson është i vendosur të çojë deri në fund procesin Brexit, daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian sikurse ka premtuar.

I njohur për deklaratat e tij aspak të zakonta edhe këtë herë kreu i Downing Street shprehet se më mirë të vdiste në një kanal sese të zgjateshin procedurat e Brexit, për të cilat ai është shprehur se do t’i jap fund brenda muajit tetor.

Reagimi i tij vjen pasi deputetët kanë votuar për një projekt-ligj që do të parandalonte një marrëveshje pa marrëveshje në 31 tetor duke detyruar Johnson të kërkojë një zgjatje të Brexit deri në janar të vitit 2020, në rast se nuk ka marrëveshje deri më 19 tetor.

Projektligji është caktuar të kthehet ligji në fillim të javës që vjen.

Johnson që në deklaratën e tij të parë si kryeministër i Britanisë e ka bërë të qartë se do të përgatitet për t’u larguar nga BE-ja pa marrëveshje, një skenar ky që i fut drithërimat laburistëve të cilët po përpiqen ta pengojnë me çdo kusht.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936