Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shkodër.
Artur Ahmeti, banues në Barbullush të Vaut të Dejës, është kapur me qëllim esktradimin në Itali.
Ai është dënuar me 4 vite e 3 muaj burg për shfrytëzim prostituticoni nga Gjykata e Apelit në Torino.
"Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian," thuhet nw njoftimin e policisw.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.