Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer pas një tjetër ligj të votuar nga parlamenti shqiptar për Akademinë e Shkencave. Kreu i Shtetit publikoi bashkë me vendimin dhe argumentet e rishikimit të ligjit.
Sipas tij, ky ligj ‘cënon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe autoniminë e institucioneve të larta arsimore në vendin tonë’. Pas refuzimit të dekretimit të VKM-së për koncesionin e rrugës Milot-Balldren ditën e djeshme, presidenti i jep një tjetër goditje qeverisë së majtë.