INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet sherri! Dy këngëtarët e njohur ''pëplasen'' në emision: Ishte ofenduese për mua…[VIDEO]

Nuk ndalet sherri! Dy këngëtarët e njohur ''pëplasen'' në emision: Ishte ofenduese për mua…[VIDEO]

Publikuar më: 12:35 05-05-2020

Vijon debati për anulimin e dasmave në kohën e koronavirusit. Këngëtari Labinot Tahiri është përplasur “live” me kolegen e tij, Leonora Jakupin.

Të dy të ftuar në emisionin “Debat Plus”, kanë parashtruar arsyet e tyre përse duhet protestuar dhe përse jo. Jakupi i ka kërkuar kolegut të saj “llogari” se përse i kishte prishuar paratë që kishte marrë kapar, ndërsa Tahiri i është përgjigjur se me profesionin e tij siguronte të ardhurat e familjes.

“Mua Labi më ka keqkuptuar, nuk e ka kuptuar të saktë mesazhin tim. Kam reguar kur kam parë thirrjen për protestë. Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por ka mënyra tjera, ka kushte të tjera, jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Mendimi i lirë është i lejueshëm ne demokraci.

Reagimi i tij ka qenë nuk e di, lojë fjalësh. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e Koronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat. Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzuar aq shpejt”, u shpreh këngëtarja.

"Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin. Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka replikuar Tahiri.

"Përgjigjja jote ka qenë shumë ofenduese për mua Labi. Ti ke përmendur aty se rastet e rënda unë i shoh vetëm në TV. Është e vërtetë që ti ke bërë humanizëm, por nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë, të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre", ka shtuar Leonora.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333