Vazhdojnë ende përplasjet mes Encës dhe Roza Latit që pas sherrit të vitit të kaluar. Enca së fundmi e ftuar në “Prive” u shpreh se Roza kërkon vëmendje. “E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas”, tha Enca.
Së fundmi, Roza ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku i ka kthyer përgjigje Encës. Ajo ka thënë se këngëtarja e ka inatin sepse ajo ftoi Trejsi Sejdinin dhe nuk e hoqi pjesën ku Trejsi shau Encën.
“Në raport me mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët, do thoja që ajo e ka marrë personale me mua sepse unë ftova Trejsin dhe ajo dha komentin e saj. E ka inatin me mua vetëm sepse e lashë në montazh atë pjesë. Ngeli duke turfulluar uf e uf…Po boll se po tregon shumë frymë inferioriteti”, tha Roza.