Duket se presidenti Donald Trump është i vendosur në qëndrimet e tij sa i përket armëve bërthamore ndonëse po shkakton tensione me superfuqi të tilla si Rusia apo Kina.
Në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti sërish shqetësimin e tij rreth traktatit për armët bërthamore me Rusinë, të cilin ka premtuar ta “hedhë në kosh” dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërtojnë arsenalin e tyre bërthamor.
“Rusia nuk i është përmbajtur marrëveshjes. … Ne kemi më shumë para se çdokush tjetër, deri tani. Ne do ta ndërtojmë atë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur nëse ky ishte një kërcënim për Presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha: “Është një kërcënim për këdo që të doni.Përfshin Kinën, përfshin Rusinë dhe përfshin të gjithë ata që duan të luajnë këtë lojë” theksoi ai.
Rënia e këtij pakti mund të rrisë mundësinë e një gare të re armatimesh dhe Gorbaçovi, tani 87 vjeç, ka paralajmëruar se zgjidhja e saj mund të ketë pasoja katastrofike.