INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet zemërimi i Erdogan, urdhëron arrestimin e mbi 1 mijë “gylenistëve”

Nuk ndalet zemërimi i Erdogan, urdhëron arrestimin e mbi 1 mijë “gylenistëve”

Publikuar më: 10:01 12-02-2019

Nuk ndalet “mllefi” i presidentit turk Erdogan ndaj atyre personave që dyshohet se kanë lidhje me imamin Gylen, i konsideruar si fajtor për organizimin e dështimit të grushtit të shtetit në 2016.

Kreu i shtetit turk ka urdhëruar arrestimin e 1112 personave që dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen.

Ky i fundit akuzohet për orkestrimin e tentativës së grushtit të shtetit në vitin 2016. Ky është një nga operacionet më të mëdha që ka nisur kundër mbështetësve të Gylenit.

Operacioni është përqendruar kryesisht në Ankara dhe në 76 provinca të tjera.

Që në nisje të këtyre operacioneve në total janë arrestuar 77 mijë persona. Po ashtu autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar 150.000 nëpunës civilë dhe personel ushtarak.

Autoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664