Greqia është tronditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili ka goditur zonat pranë ishullit të Samos.
Sipas mediave greke, thellësia është 12 kilometra dhe tërmeti ishte 35 kilometra në verilindje të Samos.
Tërmeti u ndie veçanërisht për banorët e ishujve të Cikladave.
Greqia ka përjetuar kohët e fundit një numër të madh tërmetesh, duke shkaktuar panik tek banorët e ishujve, por edhe turistët.