Laptopët dhe tabletat nuk do të ndalohen për fluturimet nga Evropa në SHBA. Bisedimet për ndalimin në avion të laptopëve dhe tabletave në fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara për pasagjerët që vijnë nga Evropa përfunduan të mërkurën me një marrëveshje që përdorimi i tyre të mos ndalohet. Washington njoftoi më herët se ishte duke marrë parasysh idenë që ndalonte përdorimin e tyre edhe në udhëtimet ajrore nga Evropa, por ky veprim u përjashtua një ditë më parë pas një takimi katër-orësh në Bruksel . Zyrtarët thanë se janë duke marrë masa të tjera për të trajtuar kërcënimet e sigurisë. Por ndërkohë rregullat e fundit ndalojnë mbajtjen e latopëve në 50 fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. SHBA mori në muajin mars masën e ndalimit të pajisjeve më të mëdha se sa një smartphone në fluturime nga Turqia, Maroku, Jordania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti. Britania e Madhe lëshoi një ndalim të ngjashëm për fluturimet nga gjashtë vende .Industria ajrore doli kundër këtij propozimi duke deklaruar se një masë e tillë do të shkaktonte një rënie drastike në udhëtimet ajrore trans-atlantike dhe kosto nga largimi i tyre do të ishte më shumë më shumë se një miliard dollarë.