Ka mjaftuar thjesht një deklaratë e modeles Kendall Jenner që ajo është selektive në sfilata që merr pjesë dhe janë vërshuar shumë sulme kundrejt asaj.
Reagimi më i fundit ka ardhur nga modelja ‘plus size’ Ashley Graham, e cila suksesin e Kendall Jenner e ka përshkruar thjesht fat! “Çfarë fati ajo, bravo i qoftë. Unë për vete nuk kam qenë ndonjëherë kaq me fat. Mua më është dashur të punoj, e të luftoj e te rrëzoj barriera cdo ditë”, tha Ashley.
Kendall Jenner është modelja më e paguar në botë sipas Forbes. Sipas revistën prestigjioze Kendall ka marrë një titull, të cilin prej shumë vitesh e mbante Gisele Bundchen.
Të ardhurat e Jenner kapin shifrën e 22 milionë dollarëve në vit duke i lënë prapa shumë modele të njohura. Gjithashtu Kendall Jenner është personazhi më i famshëm edhe në rrjete sociale.