INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndiheni mirë në zyrën ku punoni? 5 Sekretet që duhet të dini!

Nuk ndiheni mirë në zyrën ku punoni? 5 Sekretet që duhet të dini!

Publikuar më: 14:22 16-02-2017
Në zyrë njerëzit  kalojnë  pjesën  më të madhe të kohës së tyre.
Nuk duhet të tregoheni të pavëmendshëm, për pastërtinë dhe bukurinë që  duhet të ketë zyra juaj. Ja disa këshilla,sipas intv.al  si ta zbukuroni atë dhe të punoni  me dëshirë:
 
1. Merrni  një  bimë
Një bimë do ishte ideale për ta pasur në zyrën tuaj. Një kaktus, është zgjedhja më e mirë, pasi nuk ka nevojë për shumë kujdes. Madje thuhet se tërheq rrezet e dëmshme të  kompjuterit.
2. Mos harroni lulet në vazo
Përveç bimës që tashmë është në zyrën tuaj, një tufë me lule të vendosura në një vazo me ujë, do ja shtonte edhe më shumë  atmosferën pozitive zyrës suaj. Mundohuni t’i gjeni dhe të kujdeseni për to.
3. Vendoseni kompjuterin në të njëjtin drejtim me sytë tuaj
Të gjithë ankoheni se qëndrimi për orë të tëra para kompjuterit dëmton sytë. Gjithashtu, edhe qëndrimi në pozicionin jo të duhur, dëmton trupin tonë. Ekspertët sugjerojnë  ta keni kompjuterin në të njëjtin drejtim me sytë tuaj. Edhe pse kjo nuk realizohet në shumicën e rasteve, mos harroni se qëndrimi keq përpara kompjuterit do ju sjellë pasoja të këqija në të ardhmen, në shëndetin tuaj.
4. Përdorni një filxhan  interesant
Pranë jush duhet të jetë një filxhan i cili duhet të ketë të shkruar diçka interesante, me humor që t’ju përcjellë energji pozitive. Sipas intv.al, nëse  bëni ndonjë udhëtim, bëjini vetes një dhuratë, një filxhan në të cilin shkruhet ndonjë gjë interesante.
5. Vendosni shprehje që ju motivojnë
Nëse keni hapësirën e duhur, vendosni shprehje që do ju motivojnë të arrini rezultate të mira në punë. Provojeni, pasi rezultatet janë shumë të mira!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040748119354248