INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndiheni mjaftueshëm mirë me veten tuaj? Ja disa mënyra si të keni më shumë vetbesim

Nuk ndiheni mjaftueshëm mirë me veten tuaj? Ja disa mënyra si të keni më shumë vetbesim

Publikuar më: 18:22 06-07-2018

Pasiguria në vetvete është një problem që shumë njerëz e kanë. Nuk është problem pa zgjidhje, por duhet ta duash ti si fillim këtë ndryshim dhe duhet të punosh që kjo gjë të ndodhi.

Prezantohuni me disa mënyra jo shumë të vështira për të përmirësuar veten tuaj. 

-Shfaq vetëbesim tek të tjerët,edhe nëse nuk ke.
Mos i ler asnjëherë të tjerët të dinë dobësitë e tua. Trego që je i fortë dhe nëse nuk je dhe me kalimin e kohës do behet një refleks i joti. Më mirë akoma pjesë e karakterit tënd.
-Perfeksiono qëndrimin tënd.
Një qëndrim i denjë të fal shumë. Krijon më shumë impakt një person që mban shpinën drejt sesa dikush tjetër që rri gjatë gjithë kohës i kërrusur.
-Buzëqesh.
Transmeton pozitivitet. Mbi të gjitha, askujt nuk i interesojnë hallet e tua kështu që lere dramën mënjanë dhe buzëqesh.
-Përdor kontaktin me anë të shikimit.
E folura vetëm më anë të fjalëve ndonjëherë eshtë e tepërt. Fol me anë të syve por mos i nxirr nga vendi.
-Përdor gjuhën e trupit.
Një dialog fjalësh është shumë i thatë nëse ngelet vetëm aq. Duke përdorur edhe trupin gjatë kohës që flet, ti tregon më shumë vendosmëri dhe siguri në atë që po thua.
-Beso në atë që mendon.
Askush nuk mund të besojë tek ti nëse ti nuk beson në vete. Ki siguri për të gjitha mendimet e tua dhe mos i ler të jenë thjesht mendime./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164