Mbrëmjen e sotme në ekranin e “Top Channel” nisi “Përputhen on Tour”, me transmetimin e audicioneve të zhvilluara në Elbasan. Surpriza e këtyre audicioneve ishte vëllai i Mevlanit, një ndër konkurrentët më të komentuar të sezonit të kaluar.
Ai quhet Artan Shaba, është më i vogël se Mevlani në moshë dhe ushtron profesionin e parukierit prej shtatë vitesh. Artani u shpreh se dëshiron të marrë pjesë në emisionin e ardhshëm, duke habitur Mevlanin, i cili nuk kishte dijeni për ardhjen e tij.
Bora Zemani u habit kur Mevlani i tha se është vëllai i tij, pasi dyshja nuk ngjajnë me njëri-tjetrin.
Mevlani: Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?
Bora: Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.
Mevlani: Tani ka ardh nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hy kurrë dhe ja ku e sheh sot! Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme. Ndërkohë që jemi në tavolinë me tre goca, katër orë me i gjujt unë por nuk guxoj ti them diçka se më vjen zor, ndërkohë byrazeri i ka marrë numrin.