INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk paguante punëtorët,shkurtime dhe pushime nga puna. Kompania drejt falimentimit

Nuk paguante punëtorët,shkurtime dhe pushime nga puna. Kompania drejt falimentimit

Publikuar më: 12:11 05-12-2018

Faraday Future e njohur për makinën e saj elektrike planifikon të lejë të papunë më shumë se qindra punonjës si rezultat i një krize të vazhdueshme të parave gjatë një beteje me investitorin e saj kryesor. Fillimisht, në muajin tetor, qindra të punësuar u vendosën në pushime, ose leje të papaguara, duke zvogëluar numrin e punonjësve amerikanë nga rreth 1,000 në rreth 600. Të paktën 250 punonjës janë duke u paguar sot.

Faraday Future kishte larguar punëtorët dhe shkurtuar rrogat para një përpjekje për të ulur shpenzimet pasi pret një çështje arbitrimi kundër mbështetësit të saj financiare dhe aksionarit më të madh, gjigantit kinez të pasurive të patundshme Evergrande. Ajo humbi një numër të anëtarëve kryesorë nga ekipi udhëheqës në tetor, duke përfshirë një nga tre bashkë themeluesit, ish drejtuesit e Tesla dhe GM.
Nuk dihet akoma nëse kjo do të thotë falimentim për këtë kompani.©️insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047