Menjëherë pasi fëmija i parë i Arbanës dhe Eduartit erdhi në jetë, Dielli, mikja e tyre e ngushtë, Xhemi Shehu nxitoi t’i surprizonte me një arush të madh për këtë moment special në jetën e dyshes. Ndërsa pak minuta më parë, me postimin e fundit në ‘Instastory’, Arbana ka zbuluar një tjetër dhuratë nga Xhemi. Ajo ka fotografuar dorën e saj, në të cilën mban një byrzylyk që ka të shënuar në një pllakë shenjën e diellit dhe rrezeve të tij.
Arbana e ka etiketuar Xhemin në këtë postim së bashku me një emoji zemre, duke lënë të kuptohet se kjo ka qenë një tjetër dhuratë e veçantë nga mikja e saj më e mirë, e cila e ka emocionuar shumë.
Kujtojmë se urimet për Osmanin dhe Grishaj për këtë moment special në jetën e tyre kanë qenë të panumërta, duke i uruar jetë të gjatë bebit dhe sa më shumë lumturi familjes.