INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pendohet për hedhjen e gruas nga dritarja. Ferdinand Ruko mendon se është ai viktima

Nuk pendohet për hedhjen e gruas nga dritarja. Ferdinand Ruko mendon se është ai viktima

Publikuar më: 19:10 27-09-2017

Ngjarja e ndodhur para disa muajsh në qytetin e Fierit, ku shtetasi Ferdinand Ruko vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e tualetit të apartamentit ku jetonin, tronditi të gjithë opinionin publik.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Ruko u dënua me dënim përjetë por përfitoi ulje të dënimit, me 35 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Mirëpo ai nuk është penduar aspak për vrajsen e gruas së tij dhe mendon se është ai viktima e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë. Arsyeja? Sepse e konsideron një gabim faktin që u dashurua me të ndjerën.

“Asgjë nuk e justifikon vrasjen, por ajo grua më çoi në ekstrem, ç’i desha trutë e mi… që mora atë për grua” Kështu shprehet sot Ferdinand Ruko, 52 vjeçari që vrau gruan e tij Liljana Ruko vitin e kaluar në qytetin e Fierit.

Në intervistën e tij për “Pasditja ime” në TVSH Ferdinand Ruko thotë se gruaja e tij e dhunonte psikologjikisht dhe se ai vetë, nuk ka qenë kurrë shkak i përplasjeve dhe dhunës.

 “Unë e thash me gojën time, që vrasja nuk justifikohet, por të tëra këto… ti mos e ço njeriun në këtë farë pike… 2008 ka qenë gabimi im i vetëm, viti kur u njoha me këtë. Por qëkur e pashë, thashë kjo është gruaja ime e jetës… po për moshën që kisha, për të gjitha ato që kisha hequr, nuk më lejohej ky gabim. Nga 2008 e këtej, asnjëherë nuk kam qenë shkak por pasojë. Ç’i bëra trutë e kokës, që mbylla sytë, që çdo gjë mu venit e mu fashit e që mora këtë për grua.” tregon ai.

Por edhe pse sipas vendimit të Gjykatës për ta lënë atë në burg deri sa të jetë bërë 87 vjeç, duke shpëtuar kështu nga dënimi përjetë, ai thotë se ky vendim ishte i padrejtë dhe se është i vendosur për të kërkuar lirinë deri në fund.

“Ngjarja ime është nga zero deri në e përjetshme. Po të marr kushtet dhe rrethanat, unë duhet të isha dhe i lirë. Sepse njëri nga ne të dy do të vdiste. Kur unë të marr për grua, nuk je prona ime, por je prona ime shpirtërore. Kur fillojmë dhe flasim dhe grave i jep më shumë prioritet, mua pse mu mbyll goja? Gjyqtari ma mbylli gojën! Unë nuk isha dhunuesi, por i dhunuari”.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039