INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk përdoret babi si bankomat” Futbollisti me famë botërore në luftë me nënën e djalit të tij, ajo REAGON keq!

“Nuk përdoret babi si bankomat” Futbollisti me famë botërore në luftë me nënën e djalit të tij, ajo REAGON keq!

Publikuar më: 09:29 23-07-2021

Mario Balotelli dhe ish-partnerja e tij, Clelia janë përfshirë në një sherr duke shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ishte futbollisti ai që publikoi fillimisht një status ku shkruante: “Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme. Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit.”

Menjëherë reagoi edhe Clelia, e cila shkroi: “Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet”.

Më pas publikoi një video me djalin dhe shkroi:“Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim”,

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428