Anwar Hadid dhe Dua Lipa janë një nga çiftet më të reja në shtypin rozë botëror dhe padyshim nga ato që dashurinë e tyre e kanë bërë më publike se askush tjetër, duke ndarë çdo detaj të mundshëm.
Ditën e djeshme, menjëherë pas ditëlindjes së këngëtares, çifti ka shijuar një ditë në plazh në Malibu ku duket se janë argëtuar pa masë.
Në fotot që janë shkrepur, Dua dhe Anwar shihen vazhdimisht duke shkëmbyer puthje të nxehta dhe madje edhe ndonjë prekje pikante, me siguri pa e ditur se dikush po i fotografonte.
Këngëtarja duket në super formë e veshur me një palë rroba banje Versace, ndërsa vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, shihet i veshur me një kostum sërfi.