Para disa muajsh ata bënë bujë kur u puthën në buzë gjatë emisioni dhe ata e kanë përsëritur sërish këtë veprim.
“Më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Po sikur t’ja bëjmë qejfin njerëzve? Po sikur të të puth unë ty tani, bëhet?”, i tha Roza Feros atëherë, duke iu referuar thashethemeve që kishin nisur se ata ishin në një lidhje.
Në këtë herë të dytë, ishte Fero ai që sugjeroi të putheshin.
Ai i ka thënë Rozës ta puthi sërish, duke vepruar kështu njësoj si Julia Roberts dhe David Letterman, të cilët ishin puthur një herë në studio dhe më pas e kishin përsëritur këtë veprim herë të tjera.
“Tani është radha ime. Mund të bëj një puthje me ty?”, i ka thënë Fero Rozës, e cila fillimisht ishte konfuze pasi tha “si kam marrë leje mamit”, por pasi mori miratimin e publikut, e puthi sërish në buzë reperin.