Rei Manaj është bërë protagonist kryesor për interin ku ka shënuar dy gola për skuadrën U-21 të Interit në përballjen me Lacion.
Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës se Italisë dhe rezultati aktual është 2-2. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për Interin.
Me këta dy gola Manaj i ka dërguar sinjal Roberto Mancinit se meriton më shumë minuta me ekipin e parë.