Nuk është aspak e lehtë të jesh një Dukeshë dhe pjesë e një prej familjeve mbretërore me më shumë influencë në botë si ajo e Anglisë.
Këtë fakt e ka dëshmuar qartë, Dukesha Meghan Markle e cila mesa duket po përballet me probleme serioze përsa i përket Protokollit Mbretërorë.
Ditën e djeshme çifti i sapomartuar janë paraqitur në ceremoninë e mbajtur në nder të 92 vjetorit të mbretëreshës Elizabeta, teksa Markle është bërë qendra e vëmendjes së diskutimeve përsa i përket veshjes së saj.
Dukesha e Sussex është paraqitur në “Parakalimin e Ngjyrave” me një fustan dhe kapele rozë të çelur, ndërsa një detaj ka tërhequr vëmendje, shpatullat e hapura të saj, detaj ky që është rreptësisht i ndaluar në Protokollin Mbretëror.
Ahhh moj Meghan! Mesa duket shpirti jot rebel e ka shumë të vështirë të bëhet palë me rregullat strikte. Le të shpresojmë që do të përshtatesh...