INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk po arrin dot në orgazmë? Ja pse ndodh kështu

Nuk po arrin dot në orgazmë? Ja pse ndodh kështu

Publikuar më: 20:05 30-09-2017

Kohët e fundit ke vënë re se nuk arrin të marrësh dot kënaqësi nga seksi dhe nuk po arrin dot në orgazmë?? Ja cilat janë arsyet kryesore të cilat e pengojnë orgazmën, e të cilat mund ti shmangësh për një jetë më të mirë seksuale:

1. Medikamentet qetësuese
Nëse ti konsumon qetësues të ndryshmëm, ato ndikojnë në uljen e kënaqësisë seksuale pasi ndikojnë tek hormonet përgjegjëse për dëshirën seksuale, si serotonina, adrenalina dhe dopamina.

2. Lodhja
Nëse ti me partnerin zakonsisht kryeni marrëdhënie seksuale në mbrëmje pas një dite të lodhshme pune dhe jeni të përgjumur, atëherë shanset për një seks të mirë dhe për orgazmë janë shumë të pakta. Prandaj, është e mira të zgjidhni një orar më të përshtatshëm, kur edhe ti edhe partneri ndiheni më energjikë.

3. Shtimi në peshë
Shtimi në peshë ka një ndikim shumë të madh psikologjik te femrat. Nëse ti mendon se dukesh e shëndoshë, do të humbasësh besimin dhe vetvlerësimin dhe nuk do ta shijosh seksin, e rrjedhimisht shumë vështirë se mund të arrish orgazmën. Prandaj mësohu ta duash trupin tënd, por njëkohësisht edhe kujdesu të ruash linjat e tua ideale.

4. Zënkat dhe mosmarrëveshjet në çift
Nëse marrëdhënia juaj ka probleme dhe grindje të vazhdueshme, sigurisht që ato transmetohen edhe në jetën tuaj seksuale. Në situata të tilla bie edhe dëshira seksuale ndaj njëri-tjetrit dhe jeta seksuale lë për të dëshiruar.

5. Kontraceptivët
Nëse ti konsumon kontraceptivë për të parandaluar shtatzaninë e padëshiruar, apo për të mbajtur nën kontroll ciklin menstrual, duhet të kesh parasysh se kontraceptivët ndryshojnë nivelet hormonale femërore dhe mund të ulin libidon dhe dëshirën për seks.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771