Lajme të mira për Florin. Vazhdon të vërtetohet që ai është ndër kompozitorët më të mirë në Shqipëri.
Producenti pak ditë më parë pa që kënga e fundit "Karma" të reklamohej në sheshin "Times Square" në New York. Megjithëse kishte foton para syve, ai sërish nuk po e besonte, ndaj po kërkonte ndihmën e ndjekësve për t'ia vërtetuar që kjo nuk ishte e photoshop-uar.
Dhe ja ku nuk vonoi shumë dhe një mik i tij i dërgon linkun ku mund të shohë vërtet që suksesi i "Karma" i ka kaluar kufinjtë shqiptarë.