Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.
Kënga është kthyer menjëherë në hit dhe mund të themi se që nga publikimi I saj nuk ndalojmë dot së kërcyeri e kënduari.
E megjithatë nuk e dinim se në fakt kënga dedikuar të gjithë ish-ëve të këngëtares paska qenë ideja e një shqiptareje.
Me anë të një postimi në twitter, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.
“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.