INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk poston KURRË foto me fëmijët, Alketa Vejsiu zbulon për herë të parë arsyen dhe e paska menduar shumë mirë! [FOTO]

Nuk poston KURRË foto me fëmijët, Alketa Vejsiu zbulon për herë të parë arsyen dhe e paska menduar shumë mirë! [FOTO]

Publikuar më: 09:47 06-03-2019

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria.

Alketa është nënë e dy fëmijëve, Nikolës dhe Lionelit, por nuk poston kurrë foto me ta. Arsyen moderatorja e ka treguar me një përgjigje që i ka kthyer një fanseje e cila e pyet pse nuk poston foto në Instagram me vajzën.

"Shume e vogel per ta ekspozuar. Kur te rritet do te dije ta menaxhoje jeten vete. Deri atehere besoj qe do t'i kete pervetesuar mire leksionet qe i japim ne familje, mbase do beje edhe me mire se ajo qe ne i kemi mesuar", shkruan Alketa.

evong.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047340393066406