INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pranonte divorcin, shqiptari plagos prindërit dhe vëllain e ish-gruas

Nuk pranonte divorcin, shqiptari plagos prindërit dhe vëllain e ish-gruas

Publikuar më: 11:44 24-12-2016

Kishte kohë që ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishin filluar procedurat e divorcit.

Rreth orës 20:30, 37-vjeçari Marjan Levanti shkoi tek banesa e ish-gruas së tij, e cila jeton bashkë me prindërit dhe të vëllain.
Pas një konflikti me fjalë, duke i kërkuar llogari për ndarjen, Marjan Levanti plagosi me thikë ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin A.Kocaqi.

Tre të plagosurit janë dërguar më spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Dhunës së të riut i ka shpëtuar vetëm ish-gruaja, e cila ka njoftuar më pas policinë.

Duke përfituar nga errësira në zonë, autori i kësaj ngjarje të rëndë ka mundur të largohet. Ndërkohë arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi rreth dy orë nga ngjarja është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr 6.

Të plagosur
1. Ferit Kocaqi 72 vjeç
2. Qanie Kocaqi 69 vjeç
3. A. Kocaqi 47 vjeç

Autor:

Marjan Levanti-37 vjeç.

Marjan Levanti është vëllai i ish boksierit, Adrian Levanti. Ky i fundit është ekzekutuar me 7 plumba pistolete në 26 prill të 2013.

Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Më herët (18 mars 2013) Marjan Levanti kishte plagosur me thikë shtetasin Zef.Gj, komshi, pas një konflikti për zhurmët. Vëllai i Zef. GJ u arrestua si i dyshuar për vrasjen Adrian Levanti, vëllai i Marjan Levanti.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648