INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk preferon më fjalët, Wanda Nara ka një mesazh për Interin “të gdhendur” në trupin e saj

Nuk preferon më fjalët, Wanda Nara ka një mesazh për Interin “të gdhendur” në trupin e saj

Publikuar më: 18:40 25-02-2019

Wanda Nara gjithmonë shquhet për mënyrën e saj të të përcjellurit të mesazheve.

Së fundmi ajo është vënë qendër të akuzave për shkak të situatës së Icardit tek ekipi i Inter. Mesa duket Wanda nuk ka qenë dakord me kontratën aktuale të rinovimit për sulmuesin dhe ka dashur më shumë para, kërkesë e cila nuk është pritur mirë nga drejtuesit.

Kjo ka çuar edhe në heqjen shiritit të kapitenit dhe mungesën e tij në tre ndeshjet e fundit.

Tashmë agjentja dhe bashkëshortja e futbollisti ka vendosur të reagojë, me anë të një gjesti simbolik.

Ajo ka bërë një tatuazh të ri ku duket një avion, duke shkruar: “Me një gënjeshtër, shpesh shkon larg, por pa shpresë për t’u kthyer”.

Një mesazh që lë të kuptohet shumë për marrëdhënien e palës Ikardi me Interin në muajt e fundit.

vanda-taoo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322