Rozana Radi është ndër artistet më të famshme shqiptare. Tashmë shumë njerëz mendojnë se Rozana është fejuar dhe e gjitha kjo pasi shumë portale raportuan se ajo ka pranuar unazën nga partneri i saj gjatë pushimeve të saj në Kapri.
Mirëpo Radi ka mohuar këto lajme në intervistën e saj të parë në “Pop Culture” nga moderatori Andi Vrapi.
“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, – rrëfeu Rozi.