Arian Çani prej vitesh shfaqet çdo të premte në ekranin e “Tv Klan” me emisionin e tij “Zonë e lirë”, por duket se sezonin e ardhshëm moderatori nuk do të jetë më pjesë e së njëjtës logo. Së fundmi në media po qarkullon lajmi se emisioni i Çanit do të transmetohet sezonin e ri në “Abc News”, shkruan shekulli.al
Nuk është mësuar nëse bëht fjalë për mbarim kontrate apo ndonjë konlikt me drejtuesit e televiizonit Klan, që e ka bërë Arian Çanin të marrë këtë vendim të rëndësishëm. Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e moderatorit, ndaj pritet që në të ardhmen të mësohet më shumë se çfarë do të ndodhë me emisionin e tij.