Finalistët e BBVIP së fundmi realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit.
Teksa rradha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Modelja është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj. Einxhel dhe Iliri arritën ta gjejnë emrin e këngëtarës, ndërkohë që Donaldi hamendësoi Valonin, duke iu referuar sipas tij, situatave të sikletshme që ai krijoi me Beniadën gjatë rrugëtimit në garë.