Ashtu siç ndodh gjithmonë, kur vjen fundi i sezonit televiziv, hapet një “merkato” e nxehtë për gazetarët dhe moderatorët që kalojnë nga një televizion në një tjetër dhe emri “nxehtë” i kësaj merkatoje siç duket është Ermal Mamaqi.
Sipas indexonline.net, Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan për në Top Channel. Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se kontrata e moderatorit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më.
Ndërkohë nga ana tjetër,iconstyle kontaktoi me produksionin e Ermalit, ku burime brenda stafit konfirmuan se ky informacion nuk është i vërtetë.
Ndërsa Ermali s’ka reaguar ende personalisht me këtë lajm që po qarkullon në të gjithë mediat online.