Një nga çiftet më të njohur nga “Big Brother” kanë qenë Xheni dhe Benardi, të cilët u ndanë krejt papritur dy vite më parë. Mirëpo, dyshja u rikthyen sërish bashkë. Ishte Xheni ajo që dha lajmin se ishte kthyer me Benardin me një foto që publikoi me të natën e ndërrimit të viteve. Së fundmi, Xheni ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Benardin, ku i ka bërë atij një dedikim romantik. “Do doja të ktheja kohën mbrapa, që të të kisha gjetur më përpara për të të dashur më gjatë”, shkruan Xheni. Xheni u shpreh disa kohë më parë se këtë herë ata e mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre dhe i morën hapat më ngadalë.