Nëse keni menduar se asgjë nuk mund të jetë më injoruese se përgjigja “Nuk e njoh” e Mariah Carey për Jennifer Lopez, na lejoni t’ju tregojmë se çfarë ka thënë Zayn Malik kur është pyetur për Harry Styles.
Fillimisht, Malik është pyetur për marrëdhënien e tij me djemtë e One Direction dhe u shpreh: Kemi kontakte. Çdo gjë është në nivelin shoqëror. Nuk është siç duhet të ishte, pasi në kohën kur ishim grup, qëndronim 24 orë me njëri-tjetrit dhe tashmë jemi duke u rritur vetëm, por ende flasim”.
Por kur u pyet specifikisht për Harry Styles përgjigja e tij ishte befasuese:
“Të jem i sinqertë, unë nuk kam folur kurrë me Harry edhe pse ishim në bandën One Direction. Kështu që nuk kisha ndonjë pritshmëri për marrëdhënien me të”.
Epo kjo nuk pritej!