Majk është një nga reperat më të mirë shqiptarë i cili është shumë i preferuar nga publiku. Para pak kohësh ai ka qenë në një lidhje me Majlinda Zekën, lidhje nga e cila lindi një djalë i quajtur Roan, por ata janë ndarë. Së fundmi flitet se Majk është në një lidhje tjetër dashurie me modelen kosovare, Melita Nushi edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht këtë.
Por Majlina ka bërë një veprim që me siguri i ka pëlqyer Majkut, ose ndoshta edhe jo pasi ka dashur një këngë të tij. Ajo ka publikuar një video të djalit të vogël duke qëndruar në këmbë dhe në sfond ka këngën më të re të realizuar nga Getoari dhe Flori Mumajesi “Dashni me raki”.
Pavarësisht se Majlinda dhe Majk duket sikur nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin, Majlinda po e rrit djalin e saj me muzikën e grupit ku vetë Majk është pjesëtar.