Episodet funny nuk mungojnë nga personazhet Vip të showbizz-it shqiptar dhe një të tillë së fundmi e ka treguar edhe Turjan Hysko.
Moderatori ka postuar një foto në Instastory që në pamje të parë të shkakton pak panik, por duke marrë parasysh personazhet e përfshirë në ngjarje, kuptohet që është thjesht një episod për të qeshur.
Në foto shihen aktorët Albano Bogdo dhe Julian Deda në varreza, teksa Turi ka shkruar si mbishkrim: “Njëri qan e tjetri qesh”.
Me siguri po qeshni me të madhe! Albano dhe Juli janë unikalë në krijimin e këtyre episodeve./intv.al/