Finalja e spektaklit ‘Dance With Me’ po përflitet goxha ende pa u transmetuar.
Edhe pse ishte përgatitur që kjo natë speciale të transmetohej në mbrëmjen e së hënës, ngjarjet politike në parlament bënë që të anulohej për tu zhvendosur të hënën e ardhshme. Megjithatë emrat e fituesve të këtij edicioni po bëhen mjaft të lakuar nëpër portale dhe jo vetëm. Ka qenë edhe ish konkurentja, Linda Rei ajo që me anë të një postimi ka zbuluar emrat e fituesve. ‘Urime urime, për çmimin e parë në Dance With Me, Trimi dhe Xhensila. Uaa harrova duhet t’iu uroja me 25 por kisha frikë mos harroja’, shkruan ajo me ironi.