INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Mësohuni me idenë, iPhone-t e ardhshëm s’do ta kenë fare këtë veçori!

Nuk pritej! Mësohuni me idenë, iPhone-t e ardhshëm s’do ta kenë fare këtë veçori!

Publikuar më: 22:55 29-06-2018

Kur nxorri në treg iPhone 7, Apple hoqi qafe portën e kufjeve. Çdo telefon i dalë në treg pas tij nuk ka portë kufjesh dhe ky është realiteti i ri. Së shpejti, ku të dalë në treg versioni i përvjetorit të 10, asnjë iPhone i ri s’do të ketë asnjë lloj porte.

Sipas një raporti të Bloomberg, inxhinierët e Apple konsideruan të zhvillonin një celular pa porta në kohë për konferencën e lançimit, por ideja u refuzua. Nëse një celular s’ka portë karikimi, kjo do të thotë që duhet të karikohet wireless, gjë që ha shumë kohë. Si dhe, nëse celulari në fjalë do të përmbante teknologji për karikim wireless, do të kushtonte shumë më shumë dhe iPhone X që doli në treg vjet, kushton mjaftueshëm.

Sipas njerëzve të afërt me kompaninë, Apple po planifikon një të ardhme pa kabllo, pa butona dhe pa porta. Kjo përfshin eleminimin e portës së karikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941