Këngëtari i njohur spanjoll, Camilo Sesto, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Madrid.
Mediat spanjolle shkruajnë se legjenda e muzikës ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 72-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur menaxheri i tij, nëpërmjet një deklarate ku tregon se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për artin.
Dhimbjes i është bashkuar edhe kryeministri spanjoll, i cili shprehu ngushëllimet nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Të gjithë sot vajtojmë për humbjen tënde” shkruante kryeministri.
Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij.