‘Bow Down’ është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të showbiz-it shqiptar, i cili gjatë vitit 2017 theu rekorde shikueshmërie. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ‘Bow Down’ është bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t, të cilët dikur kanë qenë pjesë e të njëjtin grup. Mirëpo, këngëtarja dhe reperi u përfshinë në një sherr publik gjatë kësaj periudhe, i cili solli largimin e këngëtares nga grupi ‘OTR’.
Disa muaj më pas, Enca u 'detyrua' të fshinte hitin në fjalë nga kanali i saj në ‘Youtube’ dhe vetëm pak orë më parë, ajo vendosi ta rikthente atë sërish. “Sërish në ‘Youtube’, e di që ju ka munguar”, ka shkruar këngëtarja në ‘Instastory’, duke bërë kështu të gjithë fansat të dyshojnë se ndoshta marrëdhënia midis saj dhe Noizy-t është kthyer si më parë. Kujtojmë se 'Bow Down' është kënga e 3-të më e klikuar shqiptare me mbi 100 milion klikime dhe Enca e Noizy kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë sjellë shumë hite.