INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Pas “Kënga Magjike” merr fund miqësia e Fifit dhe Eneda Tarifës?! Ky DETAJ po na çudit! [FOTO]

Nuk pritej! Pas “Kënga Magjike” merr fund miqësia e Fifit dhe Eneda Tarifës?! Ky DETAJ po na çudit! [FOTO]

Publikuar më: 10:30 10-12-2019

Pasi Eneda ‘ia mori’ vendin e parë Fifit në këtë edicion të Këngës Magjike, marrëdhëniet siç duket nuk janë mirë mes artistëve.

Më 7 Dhjetor u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike”. Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Tani pas përfundimit të festivalit po flitet se Fifi dhe Eneda i kanë prishur raportet. Ato as nuk e kanë njëra-tjetrën në Instagram.

Kur po shpalleshin çmimet, salla thërriste emrin e Fifit, dhe zhgënjimi u vu re kur çmimi i parë i kaloi Tarifës, Fifi nuk i mbajti dot lotët.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi në skenën e “Kënga Magjike”.

fifu.jpg

 

Ndërsa në rrjetet sociale, Fifi shkroi vetëm një mesazh të shkurtër në rrjetet pa sqaruar hatërmbetjen:   “Unë vetëm kaq mund të them…Publiku im, faleminderit! Përulem para jush”!!

publik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024540424346924