Thashethemet e shumta që e cilësuan të lidhur me këngëtaren seksi Morena Taraku, duket se e kanë bërë tashmë miliarderin iranian, Sasha Sobhani goxha të njohur për publikun shqiptar.
Edhe pse lidhja e tij filloi dhe mbaroi me këngëtaren gjithmonë nën rrjedhën e thashethemeve, së fundmi Sasha ka qëndruar për disa ditë në Shqipëri ku festoi edhe ditëlindjen e tij. E ndërkohë që menduam se e kishte harruar këngëtaren shqiptare, ai i habiti të gjithë me një postim të fundit.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet dikush me tatuazhe në dy këmbët ku shkruhet “Trust Skills”, por i njëjti tatuazh, me të njëjtat fjalë është edhe në këmbët e Morenës.
Të ketë qenë ky një mesazh i koduar i Sashas për ish të dashurën?