Pasditen e të premtes në programin “Rudina” ka qenë i ftuar një djalë i riu Edlir Reka, i cili edhe në përshkrimin e bërë nga vet programi ishte një piktor që synonte të bëhej aktor.
Mirëpo, menjëherë pasi është shfaqur në ekran, në profilin e Rudinës në Instagram kanë vërshuar komentet e ndjekësve, të cilët e akuzonin Rekën si mashtrues, pasi vidhte pikturat dhe madje nuk kishte fituar çmime në konkurse të rëndësishme.
Të gjitha këto komente nuk mund të anashkaloheshin nga Rudina Magjistari, e cila i ka shkruar 20-vjeçarit një shkrim në Instagram.
Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është e para herë që ti pranon s epiktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moske e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashkrime."