INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pushojnë kërcënimet, madje s’do e besoni se si! Bledi Mane ka një kërkesë [VIDEO]

Nuk pushojnë kërcënimet, madje s’do e besoni se si! Bledi Mane ka një kërkesë [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 15-04-2018

Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi ku si asnjëherë tjetër ka treguar çfarë ndodh me të, sidomos pas shkrimeve të tij. Në faqen e tij apo edhe në portale ku shpërndahen shkrimet e Manes ka pafund komente madje kërcënimet janë të përhershme. Ermali e pyet se si ja bën me jetën e tij, a ka ai njerëz që e mbrojnë në mesin e këtyre kërcënimeve?

“Çim Peka më atakonte, lepurushi nga Përmeti. Ai s’di të shkruaj, e përdor Edi Rama. Më përdor aq shumë, sa do kisha bërë të paktën dhëmbët, do kisha blerë një makinë. Më dërgon tre çuna tek shtëpia, ikën me vrap… nëjse. I sqaruam gjërat, iku. Mbas një muaji bëj një shkrim për vajzën e Xhelal Mziut, foto që i postojnë vetë. Shikoj tek lagja, fiksova të njëjtat fytyra i thashë “O plehrë, prap ke ardhur ti?. Jo- më thanë, s’jemi për Pekën, kësaj herë për Mziun. E kupton (qesh) u bëj thirrje, dërgoni kërcënues serioz, të paktën të trembet tjetri”.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

Ermali i thotë se ka dëgjuar shpesh që kërkon azil politik ndërsa Bledi duke qeshur thotë se ka pasur mundësi të largohet por preferon të ndjeki ngjarjet nga Tirana, jo për së largu. Nisur nga zërat se ai paguhet për shkrimet, që e mohon, mësoni përse ka bërë këtë zgjedhje dhe çfarë do e bëntë të pranonte një zarf me lekë për raste të ndryshme.

Zbuloni më shumë pas minutës së 10-të të intervistës në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775