INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nuk ranë dakord për çmimin, pushuesi rreh shitësin emigrant [VIDEO]

Publikuar më: 09:33 12-07-2016

Ky është momenti kur një shitës emigrant u godit në fytyrë nga një pushues, pasi ky i fundit refuzoi të paguante. Pamjet janë filmuar në një rajon të Kalabrisë, Itali.

Më pas, personi që ka filmuar ngjarjen ka postuar videon në rrjetet sociale. Emigranti me origjinë nga Afrika dëgjohet teksa i thotë pushuesit që ndodhet i ulur poshtë çadrës që të paguajë ushqimin që sapo i dha.

Pas disa momentesh, pushuesi ngrihet dhe godet në fytyrë shitësin. Ai niset që ta godisë edhe njëherë, kur dëgjohet shitësi tek thotë: “Mjaft, mjaft me kaq”.

Videoja është shpërndarë më shumë se 3 mijë herë dhe është parë 670 000 herë. Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar dhunën që ka përdorur pushuesi ndaj shitësit emigrant.

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178