INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk regjistrohen komisionerët. KQZ: Kjo situatë është e pa tolerueshme

Nuk regjistrohen komisionerët. KQZ: Kjo situatë është e pa tolerueshme

Publikuar më: 14:25 19-06-2017

Partitë politike vijojnë të mos dërgojnë propozimet e tyre për komisionerë të qendrave të votimit pranë KZAZ-ve përkatëse. Ky është shqetësimi që është ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kur mbetën vetëm 6 ditë, nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Me anë të një deklarate, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj i kujtoi partive politike se nuk ka më kohë për të dorëzuar emrat e komisionerëve në qendrat e votimit. “Në 30 KZAZ s’janë sjellë propozime për komisionerë. Partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre, na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, kjo situatë është e pa tolerueshme”,- tha ajo. Janë 30 KZAZ, nga 90 gjithsej në të gjithë Shqipërinë të cilat ende nuk kanë përmbyllur fazën e emërimeve të komisionerëve, konkretisht në qarqet kryesore Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në disa qendra votimi, asnjëra nga partitë garuese më 25 qershor nuk ka dërguar propozimet. Komisionerë duhet të trajnohen por për këtë duhet që partitë ti dorëzojnë emrat e tyre pranë KZAZ-ve përkatëse. Mos regjistrimi i tyre po e fut në një ngec procesin.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445