INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk tërhiqet Hahn, pret përgjigje nga Kosova

Nuk tërhiqet Hahn, pret përgjigje nga Kosova

Publikuar më: 17:37 09-01-2019

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn pret që Prishtina ti kthejë një përgjigje kërkesës së tij për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.
“Shpresoj të marr një përgjigje nga Kosova këto ditë rreth taksës”, ka thënë Hahn para gazetarëve. Sipas medies serbe ‘Tanjug’ Hahn ka përsëritur ofertën e tij për një format të ndarë të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e taksës. Komisioneri vizitoi Kosovën me datë 3 dhjetor, nga ku dhe kërkoi heqjen e taksës. Edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka ripërsëritur kërkesën për heqje të taksës dje, pas takimit që ka pasur me delegacionin kosovar të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Ajo ka thënë se ia ka përsëritur edhe një herë palës kosovare nevojën urgjente për heqjen e vendimit për taksën që Qeveria Haradinaj e ka marrë vitin e kaluar. Megjithatë Qeveria e Kosovës duket e vendosur që vendimi për taksën të qëndrojë. Haradinaj ka deklaruar dje se Kosova është e gatshme ta largojë taksën menjëherë nëse Serbia e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334