Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca pas shumë projektesh muzikore ka gjetur kohë të nis pushimet por dhe ka “shpërblyer” fansat që e ndjekin në Instagram me foto seksi. Nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjete sociale bukuroshja seksi ka treguar se ka zgjedhur të pushojë në një destinacion shumë luksoz si Monako.
Mirëpo siç duket Monte Carlo s’qenka destinacioni i vetëm I Luanës. Moderatorja simpatike është zhvendosur në një tjetër vend luksoz e të bukur dhe këtë herë ka zgjedhur të bëjë një vizitë në rivierën e Francës, pikërisht në Nice dhe Cannes.
Po kush po e shoqëron Luanën? Krenar Çoçaj? Të sigurtë nuk jemi, por i sigurtë është fakti që nuk janë Marina dhe Getoari.